Në mediat sportive të vendit është dhënë lajmi se kapitenja e ekipit kombëtar të volejbollit të femrave, Erblina Bici ka thënë "PO" pas propozimit romantik që i është bërë në parket pas ndeshjes.

Por Erblina ka përgënjeshtruar lajmin duke thënë: "Ishte thjesht një shaka, nuk ishte propozim edhe pse të gjithë e morën ashtu."

Madje ajo e kishte shkruar në përshkrimin e fotos së hedhur në Instagram, "no ring, no party" pra "s'ka unazë e as festë".