E pazakontë, argjentinasi ndërpret pushimet nga resorti për arsyen e frikshme

13/06/2019 - 12:38

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me mbrojtësin e Mançester Junajtid, Markos Roho. Argjentinasi, ka ndërprerë pushimet me familjen, që po i kalonte në “Punta Cana” të Republikës Dominikane.

Shkak për këtë, është bërë vdekja e një turisti, në hotelin ku po qëndronte edhe mbrojtësi, që në fakt ishte vdekja e katërt në dy muajt e fundit. Një turist 67-vjeçar amerikan, i quajtur Robert Bell Uallas, ndërroi jetë në hotelin “Hard Rock”, ku dyshohet që lidhje të ketë një gotë uiski e pirë në minibarin e hotelit.

“Daily Mail” shkruan se edhe tre turistë të tjerë amerikanë, janë gjetur të vdekur në dhomat e kompleksit, përgjatë dy muajve të fundit. Gjithsesi, autoritetet në Republikën Dominikane, i kanë raportuar si vdekje natyrale, të gjitha rastet në këtë resort, por gjithsesi, Roho ka vendosur që t’i ndërpresë dhe të largohet nga resorti.  

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ata që do këpusin zambakun i cili në literaturë quhet “Mis/Akkuş” i zbuluar për herë të parë në Ordu të Turqisë në vitin 1993, do të pagu

Autoritetet malajziane sekuestruan më shumë se 5 mijë breshka të vogla, të cilat u zbuluan në dy valixhe në aeroportin e Kuala Lumpur.

Policia e Berlinit do të vazhdojë të veshë uniformën e plotë të verës, përfshirë pantallonat e gjata dhe mund të heqë vetëm kapelën në va

Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa me anë të një postimi në "Instagram" ka dhënë mbështetjen për rikandidimin e

Jemi mësuar ta shohim të kuruar në daljet e saj por kur miliarderja më e re në botë doli pa make-up dhe pa asnjë filter, njerëzimi u shok

Gjatë procedurave të divorcit, gjykata argjentinase vendosi t’i jepte rëndësi punës më të papaguar; punëve të shtëpisë!

Sozia e Lionel Messit rikthehet dhe një herë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ngjashmërinë e tij shumë të madhe me sulmuesin argj

Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda vetëm 30 sekondash.

Sipas një studimi të World Anti-Doping Agency, spinaqi përmban një substancë që përshpejton rritjen e forcës në trajnim.