Duket se spanjolli Pep Guardiola ka ndërmend të qëndrojë gjatë në Manchester, ndaj ka vendosur që krahas detyrës së trajnerit të ekipit të City, të nisë edhe një aventurë të re, atë të sipërmarrësit.

Trajneri do të hapë një restorant me gatime tradicionale katalanse në Manchester dhe në këtë biznes do të bashkëpunojë me dy ortakë dhe bizensmenë të njohur, Txiki Begiristain dhe Ferran Soriano.

Së bashku, ata kanë punësuar një nga guzhinierët me të mirë spanjollë, Pacom Perez, i cilësuar si "mjeshtër i guzhinës moderne spanjolle", por që në restorantin e ri do t'i dedikohet tërësisht guzhinës katalanase.

Ky restorant i ri fillimisht do të jetë i limituar, me vetëm 120 persona që mund të rezervojnë dhe shijojnë ushqimet katalanase, por pritet që të ketë një sukses të madh, duke qenë se i përfshirë në këtë biznes është vetë Pep Guardiola.