COVID-19 prek edhe Formula 1. Sëfundmi ka rezultuar pozitiv me koronavirus Lewis Hamilton. Tamponi të cilit i është nënshtruar kampioni i botës ka rezultuar pozitiv me britanikun që për momentin është asimptomatik.

Hamilton është i infektuar dhe tashmë i duhet të izolohet dhe për këtë arsye ai do të mungojë në garën e radhës në Formula 1. Piloti i Mercedes nuk do të jetë në pistën në Bahrain, në Sakhir Grand Prix, gara e 2-të radhazi që zhvillohet në shtetin aziatik.

Hamilton është shpallur kampion më parë dhe mungesa në këtë garë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe, edhe pse piloti i Mercedes është një “manjak” i fitoreve dhe kërkon të vendosë rekorde të reja në këtë sport.