Futbollisti shqiptar, Florent Muslija ka bërë një vepër të madhe humanitare në shtetin afrikan të Tanzanisë.

Ai ka investuar për ndërtimin e një burim uji të pijshëm. Tanzania është një ndër vendet afrikane që ka probleme serioze për sigurimin e ujit të pijshëm.

Ky gjest humanitar i 22-vjeçarit që aktivizohet me Hanoverin në Gjermani ka bërë të lumtur qindra qytetarë, të cilët nuk kanë nguruar të falenderojnë shqiptarin, duke mbajtur në duar edhe disa pankarta.