Irani thyen tabunë/ Femrat në stadium për të ndjekur kombëtaren

10/10/2019 - 15:19

Irani thyen tabunë dhe lejon femrat të shkojnë në stadium për herë të parë në 4 dekada, por kjo vetëm për ndeshjen që kjo kombëtare do të luajë në 10 tetor ndaj Kamboxhas.

Gjithçka erdhi pas presionit të madh të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit e cila e kërcënoi vendin islamik me pezullim nga pjesëmarrja në botëror nëse nuk ndryshon politikën. FIFA i kërkoi Iranit muajin e kaluar lejimin e femrave në stadium pa asnjë lloj kufizimi dhe në një numër të caktuar në bazë të kërkesave për bileta.

FIFA e dha urdhrin e saj ndaj Iranit pas vdekjes së tifozes iraniane e mbiquajtur ‘Vajza Blu’ e cila i vuri flakën vetes nga frika e dënimit me burg pasi hyri në stadium e veshur si burrë për të ndjekur skuadrën e saj të zemrës Estegal. Për gazetaren Sportive Raha Purbakhsh, entuziazmi te femrat iraniane për këtë eveniment është shumë i madh.

“Emocionet dhe entuziazmi i femrave iraniane për këtë eveniment është i madh, teksa ato janë duke u përgatitur për të shkuar në stadium duke menduar për sloganët, apo çfarë do të veshin. Nuk po ndodh vetëm në Teheran, por edhe në qytete të tjera si Ahvaz dhe Shiraz ku ato po përgatiten që të jenë këtu për ndeshjen. Për fat të keq, janë vetëm 4000 bileta në dispozicion të tyre dhe janë të shumta ato që do të ndjekin sfidën pas portës së stadiumit”, ka thënë Purbakhsh.

Ndeshja mes Iranit dhe Kamboxhias do të luhet ditën e enjte dhe është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Disa ditë më parë, vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale e mori një fotot të publikuar nga moderatorja e njohur Bieta Sulo.

Një baba e ka lënë djalin e tij vetëm në shtëpi me një të huaj për pesë ditë me radhë sepse donte të shkonte me pushime në Itali.

“Ata thonë se ajo që nuk të vret të bën më të fortë … Ja ku jemi, me dëshirën e madhe që të kthehemi më të fortë se kurrë!Me anë të këtij

E vendosur tani në SHBA, Meghan Markle hedh pas shpine kurorën angleze dhe i drejton sytë nga Shtëpia e Bardhë.

Revista e famshme “Forbes” së fundmi ka publikuar një artikull për disa vende të botës që mund të vizitohen lehtësisht në kohë pandemie.

Mundohuni të mashtroni një grua dhe mbi të gjitha përpiquni ta bëni atë me një grua që tashmë është djegur.

Mark Chapman, vrasësi i John Lennon, i ka kërkuar falje vejushës së muzikantit të famshëm 40 vite pas krimit.

Viti 2020 ka qenë e mbushur me ngjarje e situata të pazakonta, duke na vënë në provë të gjithëve.

Larja e duhur e të gjitha produkteve mund të zvogëlojë rreziqet e konsumit si të baktereve të dëmshme ashtu edhe të pesticideve.

Një grua u nervozua pasi shitësit i kërkuan të kishte kujdes dhe të ruante distancën sociale me të tjerët dhe të hynin një nga një në dyq