Iraniania që vishet si burrë për të parë ndeshje futbolli (FOTO)

Postuar: 22/02/2018 - 11:39

Në Iran ka ligje të rrepta për femrat, qoftë edhe për të parë një ndeshje futbolli në stadium. Por, për Zahra Khoshnavaz, dëshira ka qenë aq e madhe sa ajo ka ditur që të gjejë mënyrën për të hyrë në stadiume, pa u vënë re: të maskohej si burrë.

Ajo fillimisht preu flokët, veshi rroba të gjera, vendosi një mjekër false në fytyrë dhe hyri pa u shqetësuar në stadiumin e Persepolis FC. Historinë e saj, ajo ka dashur që ta postojë në rrjetet sociale dhe ta raportojë edhe në media të huaja.

Zahra Khoshnavaz, deri tani ka parë dy ndeshje, si e maskuar, por nuk ka ndër mend të ndalet këtu: “Kam planifikuar të shkoj sërish në stadium, por tashmë që e kam bërë publik këtë maskim timin, kam frikë se ai mund të rezultojë fatal për mua”.

Fotot e saj si e maskuar janë shpërndarë në rrjete sociale, çka vuri në dijeni edhe Persepolis FC për veprimin e saj. Madje, tani sa herë që Persepolis ka ndeshje, klubi e telefonon Zahran, për të mësuar vendndodhjen dhe për ta frenuar hyrjen e saj në stadium.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Mjekët janë shokuar kur kanë gjetur pjesën e një stilolapsi në organet gjenitale të një djali 6-vjeçar.

   Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në

   Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili.

   Michael Kors po raportohet se do ta blejë shtëpinë e modës ‘Versace’ për 2 miliardë dollarë.

Shakatë janë shumë të përhapura midis futbollistëve të ndryshëm dhe diçka e tillë i ka ndodhur dhe ekipit të Mançester Junajtid.

Këngëtari dhe aktori amerikan Al Matthews është gjetur i vdekur.

Filmi i njohur “Murgeshat gazmore” vjen me një kapitull të tretë plot me surpriza dhe me mungesë të aktores Whoopi Goldberg, e cila na ka

Në mes të turit për promovimin e librit të saj "Becoming", Michelle Obama kishte kohë për të zyrtarizuar një martesë.

"West Side Family" kanë qenë një nga grupet më të dëgjuar shqiptarë përsa i përket muzikës.

Kur shohim personazhe të njohur të botës së modës, apo aktor, këngëtarë etj, mahnitemi nga përkujdesi ndaj çdo detaji, sidomos të fytyrës