Një ish-miss Bum Bum ka hedhur në gjyq Cristiano Ronaldon pasi pretendon se ai është tallur dhe e ka abuzuar seksualisht. Erika Canela, 26 vjeç, thotë se është bombarduar me mesazhe ofenduese pasi i dha fund marrëdhënies dymujore.

"Ata më quajtën kurvë dhe më thanë se do të më shkatërronin jetën. Nuk e di nëse mesazhet erdhën prej tij apo nga dikush tjetër. Ato mesazhe më kanë shkatërruar emocionalisht."

Erika, e cili fitoi çmimin e të pasmes më të bukur braziliane në 2016, thotë se Ronaldo e ftoi në shtëpinë e tij në Madrid dhe në Lisbonë për të kryer marrëdhënie seksuale vitin e kaluar. Ajo pretendon se ajo i dha fund kur mori vesh se ai kishte të dashur.

Avokatët e saj kanë nisur proceduar penale për sulmuesin e Real Madrid. Ndërkohë që vetë portugezi nuk është prononcuar akoma mbi akuzat.