Kthehet lufta publike mes Maksi Lopez dhe Uanda Narës, që ishte qetësuar paksa që kur partnerja e Mauro Ikardit kishte shkuar në Fracnë, duke u larguar nga italia.

Argjentinasi ka shpërthyer përsëri sot ndaj ish-bashkëshortes së tij, pasi ka mësuar se Mauro Ikardi është pozitiv ndaj COVID-19 si pasojë e pushimeve në Ibiza, ku u infektua gjysma e skuadrës së PSG-së.

“Jam i indinjuar, ajo është një grua e papërgjegjshme. Kam dy fëmijë pozitiv për faj të saj. I kisha thënë që të mos shkonte në Ibiza, të gjithë ata që shkojnë atje kthehen pozitiv, por ajo shkoi gjithsesi. Nëse nuk i kuptonte ajo rreziqet e atyre pushimeve, kush duhej t’i kuptonte?”, ishin fjalët e Maksi Lopez në një emision televiziv në Argjentinë.

Nga ana tjetër, Uanda Nara është përgjigjur me një postim në Instagram, ku hedh poshtë këtë version të ish-bashkëshortit të saj.

“Jemi të gjithë mirë. Rezultati i testit tim është negativ, ashtu si i të gjithë fëmijëve, jemi mirë”, shkruante ajo në postimin e saj.

Por ndërkohë, Mauro Ikardi ka hedhur foto duke luajtur më fëmijët në shtëpi në Paris, ku janë kthyer me urgjencë, e sulmuesi nuk shfaqej duke mbajtur maskë.