Lajmi i ndarjes së Diego Armando Maradonës, bëri një bujë të madhe në media, teksa së fundmi ka qenë bashkëshortja e argjentinasit, Rocio Olivia, që ka vendosur pikat mbi "I" duke konfirmuar ndarjen me legjendën.

Në të vërtetë kriza filloi në muajin dhjetor kur bashkëshortja e Diegos mori pjesë në një emision të "ESPN" dhe tha se ishte "single", një përgjigje që si ka pëlqyer aspak trajnerit të Los Dorados de Sinaloa, i cili ka kuptuar se gjërat nuk ishin si më parë.

Ndërkohë së fundmi, Olivia ka vendosur të dalë hapur për marrëdhënien e saj me "El Pibe de Oron". Pyetjes së një ndjekësi në Instagram nëse është ndarë me Maradonën, ajo iu përgjigj shkurt, por qartë: "Po".