“Goga Basket”, ekipi më i ri i basketbollit në Durrës ka mbyllur projektin veror të fushave të hapura në qendër të qytetit.

Për një muaj, të gjithë fëmijët e Durrësit kanë pasur mundësinë të stërviteshin e të argëtoheshin në fushën e basketbollit të vënë në dispozicion nga ky ekip, për të gjithë fëmijët dhe moshat. Në një mbrëmje magjike me pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve, pushuesve dhe emigrantëve që kanë mbërritur, e cila u shoqërua me birrën “Korça”, qytetarët e Durrësit patën mundësinë, që për të gjithë natën, të ndiqnin ekipet e moshave në basketboll në ndeshje midis tyre.

“Interesi i fëmijëve të Durrësit për t’u marrë me sport ka qenë shumë i madh. Pjesëmarrja e fëmijëve në sporte, kalimi i kohës së lirë me basketboll, ka qenë edhe qëllimi i ‘Goga Basket’”, tha Marsel Aliji, trajner i akademisë “Goga Basket”.

Edhe trajnerja e ekipit të vajzave, Ebi Dishnica, theksoi se pjesëmarrja dhe interesi i fëmijëve të moshave deri në 14 vjeç ka qenë shumë i madh.

K.H.