"Më rreh dhe kërcënon me vdekje", gruaja denoncon ish-futbollistin e Interit

21/06/2019 - 12:22

Probleme për ish-mbrojtësin e Barcelonës dhe Interit, Maksuell, sot në rolin e drejtuesit te PSG. Braziliani është denoncuar nga gruaja e tij për ushtrim dhune dhe kërcënime me jetë.

“Le Parisien” ka zbuluar se koordinatori sportiv i klubit parisien, prej mbrëmjes së të mërkurës, është nën hetim, pasi bashkëshortja, Xhulia Nagamine, ka bërë një denoncim më 27 mars për dhunë dhe kërcënim me jetë.

Gruaja, me të cilën ai ka 13 vite i martuar, e ka akuzuar ish-futbollistin se ka ushtruar dhunë të përsëritur ndaj saj që në fillim të marrëdhënies së tyre.

Gjatë një sulmi në vitin 2012, asaj i janë thyer edhe dy gishta. Maksuell i mohon akuzat: “Më vjen keq që gruaja ime e përdor ligjin në këtë mënyrë. Për të mirën e fëmijëve të mi, do konfirmoj pafajësinë time totale”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Prej shumë kohësh, alarmi i zgjimit nuk është më ora në dhomën tonë por telefoni, pasi tek e fundit ke mundësi të vësh edhe një muzikë të

Këto shenja ndoshta abuzojnë pak me këmgënguljen, por është natyra e tyre.

Lëkundjet sizmike që u regjistruan këtë verë në shtetin amerikan që njihet për tërmete, Kaliforninë, bënë më tepër se thjesht të shkundni

Nëse i përkisni shenjës së Dashit, armiku juaj është Akrepi

Që kur u bë pjesë e familjes mbretërore, Meghan Markle nuk i ka mirë marrëdhëniet me mediat.

Si ka qenë qyteti i bukur bregdetar i Durrësit në fillim të shek XX...

29-vjeçari Cody Gregg, i ri u dënua me 15 vite burg për posedim kokaine.

Ky 7-vjeçar ka një gjendje të rrallë dhe shtrohet në spital gjatë dimrit sepse i ftohti i shkakton një reagim alergjik.

Erisa Zyka nga Brukseli: Dhe një gjë të vogël sa për humor.