Izolimi i godet të gjithë, të pasur të varfër, të famshëm e të panjohur, të bukur apo jo të bukur qofshin. Këtë e di mjaft mirë dhe Maria Sharapova, ish-tenistja ruse e njohur në botë për fitoret në fushë dhe bukurinë e saj, që i dhuruan shumë kopertina dhe jo vetëm të gazetave sportive.

Bukuroshja Maria ka fansa me bollëk, por duke qenë se gjendet në SHBA dhe nuk mund të dalë nga shtëpia, ndihet e vetme. Ndaj Sharapova ka menduar që të vendosë në dispozicion numrin e saj celular për të gjithë ata që duan t’i dërgojnë një mesazh, t’i sugjerojnë një recetë gatimi apo një titull libri për të lexuar.

Një numër, që vemë bast, shumë shpejt do të jetë i bllokuar nga moria e atyre që do ta kontaktojnë.