Përgjatë festive të fundvitit, Anglia ishte nën një regjim të rreptë për masat anti-COVID, duke qenë se qeveria kishte urdhëruar një mbyllje totale për të mos rrezikuar një përhapje masive të virusit.

Por, duket se rregullat për të mos lëvizur nga banesa nuk ka funksionuar për Dejvid Bekam dhe familjen e tij. Së fundmi është zbuluar se ish-ylli i Mançester Junajtid dhe Anglisë ka përdorur një avion privat dhë së bashku me familjen e tij ka udhëtuar drejt Majemit për të festuar Krishtlindjet në familjen e të fejuarës së djalit të tij të madh, Bruklin.

Në Britani kjo është bërë çështje pasi kërkohet që ata që kanë më shumë privilegje të jenë të parët që respektojnë rregullat.Megjithatë, burime pranë familjes së Bekam kanë mohuar se kanë lëvizur vetëm për të festuar Krishtlindjet, por theksojnë se në Majemi kanë shkuar pasi Bekam duhej të ishte pranë klubit që zotëron (Inter Majemi) dhe në këtë periudhë dëshiron të ndihmojë me merkaton që do të zhvillohet.