Mesfushori anglez, Dani Drinkuoter është dhunuar keq në një lokal të Mançesterit, siç raporton britanikja "The Sun". Mësohet se ish-lojtari i Çelsit, u rrah nga disa persona, pasi kishte ngacmuar një vajzë në një pub nate.

Ky ngacmim solli një debat që degradoi në dhunë më vonë. 29-vjeçari ka ngacmuar vajzën edhe pse ajo nuk ka pranuar shoqërinë e tij. Truprojat e kanë nxjerrë jashtë lojtarin, aty ku një grup burrash e kanë rrahur atë duke e mbuluar në gjak.

Nga sa bëhet me dije, Drinkuoter ka ngacmuar partneren e futbollistit Kgosi Nthle, që luan në kategoritë inferiore dhe ka marrë një "faturë" goxha të madhe në fund.