Në miqësoren mes Rejnxhërsave dhe Blekbërnit, një e papritur i surprizoi të gjithë tifozët e djemve të Stiven Xherrardit, të vendosur përpara kanalit zyrtar të TV së klubit.

Në minutën e 20-të të pjesës së parë, në ekranet e mijërave mbështetësve të klubit skocez, shfaqet një video porno, e cila ndërpreu transmetimin e ndeshjes.

Në fund të ndeshjes, klubi bëri me dije se bëhej fjalë për një sulm të piratëve kibernetikë. Ndërsa reagimet e tifozërisë në rrjetet sociale ishin me qindra. Natyrisht, shumica kishin nota humoristike.

Kishte nga ata që nuk u vinte keq që filmi ndërpreu ndeshjen e heronjve të tyre, madje do të kishin preferuar të shikonin të parin. Sa për kronikë: ndeshja përfundoi 1-1.