Hansa Rostock ka bërë një udhëtim 450 km në jug të Gjermanisë për t’u përballur me Carl Zeiss Jena në kategorinë e tretë të dielën pasdite dhe, si vizitorë, u siguruan të merrnin dhurata të denja nga bregu Baltik me vete.

Tifozët e Hansa-s e kanë parë të arsyeshme të jepnin dhuratën gjatë ndeshjes, duke hedhur një mori peshqish drejt tifozëve kundërshtarë në stadiumin Erns-Abbe-Sportfeld.

Tifozët e Hansa-s janë dëgjuar duke kënduar këto kore: “Sollëm diçka për ju: Peshk, peshk, peshk!” Një huazim i klasikes: “Sollëm diçka për ju: Urrejtje, urrejtje, urrejtje!” një kor i dashur nga tifozët gjermanë.

CZ Jena ka zbuluar një deklaratë pas ndeshjes për të siguruar tifozët e Hansa-s që nuk është ofenduar nga hedhja e peshqve. “Askush nuk është dëmtuar, dhe jemi të sigurt që nuk keni pasur si synim këtë gjë. Por të mos e teprojmë pasi nuk është edhe aq e shijshme të goditesh me kafshë të ngordhura”, shkruante klubi në faqen zyrtare.