Policia e Las Vegasit kërkon ADN-në e Ronaldos për hetimet mbi rastin Mayorga

11/01/2019 - 17:17

Cristiano Ronaldo po kalon një moment fantastik të karrierës së tij në kampionatin italian, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë sa i përket jetës së tij jashtë futbollit.

Kjo pasi në vjeshtë portugezi u akuzua për përdhunim nga një ish modele amerikane, ngjarje që kishte ndodhur në verën e 2009-ës, por që ishte fshehur, pasi Ronaldo kishte paguar 375 mijë euro.

Së fundi çështja u rihap nga policia e Las Vegasit, e cila po riheton ngjarjen, në bazë të dëshmive dhe denoncimeve të bëra në kohën kur edhe pretendohet se ka ndodhur përdhunimi.

Gjatë pasdites së sotme, media amerikane Wall Street Journal ka cituar burime nga policia e Las Vegasit, të cilët thonë se u kanë kërkuar autoriteteve italiane, ADN-në e Cristiano Ronaldos.

Testi synon të krahasojë ADN-në e sulmuesit portugez me gjurmën e gjetura në rrobat e modeles amerikane, Kethryn Mayorga, e cila ka akuzuar Ronaldon për përdhunim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas Oscar, “Shallow”, i ka dhuruar një tjetër kënaqësi Lady Gaga-s.

Zemrat e publikut shqiptar i mori me rolin që kishte te seriali “Kara Sevda”.

Kirurgjia kozmetike është një lloj i kirurgjisë plastike, qëllimi i së cilës është të përmirësojë pamjen e një personi.

Aktorja e njohur hollivudiane Pamela Anderson pak kohë më parë i dha fund fejesës së saj disa mujore me futbollistin 33-vjeçar, Adil Ram.

Zaimina Vasjari pasditen e sotme ishte e ftuar në emisionin “Rudina” prej ku foli ndër të tjera për eksperiencën e saj si nënë.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa shpresonte se bashkimi me udhëtarët e mëngjesit do ta ndihmonte për zgjedhjet e majit por

Shefi i kabinetit të kancelares gjermane, Merkel u shpreh i mërzitur pas lajmit se ish-futbollisti i kombëtares, Mesut Ozil i kishte kërk

Tre adoleshentë kanë vdekur, pasi u shtypën teksa tentonin të hynin në një hotel për të festuar Ditën e Shën Patrikut në Irlandën e Veriu

Edhe pse temperaturat nuk janë të përshtatshme për të bërë plazh që në muajin mars, moti me diell ka bërë që një grua në kryeqytet të heq