Kemi parë shumë ngjarje të çuditshme dhe do të shohim sërish të tilla. Nga Angli vjen një histori ekzemplare që ka për protagonist një tifoz anonim, i cili mbështet klubin e Sanderlendit.

Ai ka bërë një premtim të çuditshëm: për çdo fitore të marrë, një dhi dhuratë për klubin. Deri më tani Sanderlendi ka marrë katër fitore dhe pas çdo triumfi menaxheri Xhek Ros merr nga një mesazh.

Dhitë do të dhurohen për familjet në nevojë dhe deri në fund të kampionatit ato do të jenë bërë shumë. Sanderlendi tanimë fitoret nuk i do vetëm për tre pikët.