Të gjithë e njohin për aftësitë e tij futbollistike dhe një të majtë të hidhur, me të cilën ka shënuar gola të shumtë me fanellën e Interit e atë të Uruguait, por Alvaro Recoba ka treguar aftësitë e tij edhe në një fushë tjetër.

Ish sulmuesi i mirënjohur, tashmë në moshën 44-vjeçare, ka marrë pjesë në programin televiziv Masterchef Celebrity në Uruguai, ku ia doli të shkojë deri në finale dhe të fitojë vendin e dytë, pas personazhit të karnavaleve Aldo Martinez.

Alvaro Recoba ka luajtur për 10 sezone me fanellën e Interit, në periudhën 1997-2007, gjatë të cilave ka zbritur në fushë 261 herë dhe ka shënuar 73 gola, shumë prej të cilëve me goditje nga distance.