Qendra edukative sportive dhe kulturore “Juvenilia” në Durrës, nga e hëna më 25 maj 2020 rifillon aktivitetet sportive në ambiente të hapura, në të cilat bën pjesë edhe futbolli.

Natyrisht rihapja kryhet nën respektimin e protokolleve të rrepta të sigurisë, bazuar në vendimin e publikuar nga ana e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Rregullat e reja për rifillimin e aktiviteteve janë si më poshtë:

  • Stafi i shoqatës do të masë temperaturën me termometër dixhital,
  • Duhet të evitohen kontaktet fizike (shtrëngim duarsh, përqafime) edhe pse në një sport si futbolli duket masa më e vështirë për t’u respektuar, por është BAZA mbi të cilat do të nisë fillimi i ri,
  • Çdo fëmijë duhet të sjellë në çdo stërvitje kit-in e tij personal (peshqir, shishe uji etj), maskë dhe dezinfektant.

Presidenti i shoqatës “JUVENILIA 2014”, Francesco Vitobello, njofton se për aktivitetet e tjera sportive si basketbolli, volejbolli, multisport etj, mbeten në pritje të komunikimeve të reja nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për rihapjen e palestrave.

Vitobello thotë se duhet të presim javën e parë të qershorit, që të publikohet edhe protokolli përkatës shëndetësor për zbatim.

Qendra edukative sportive dhe kulturore “Juvenilia” në Durrës, promovon sporte për fëmijët dhe të rinjtë për shëndetin e tyre fizik, mendor dhe social.

Promovon sporte për:

  • Parandalimin e mbipeshës dhe obezitetit
  • Parandalim e varësisë nga videogame dhe interneti
  • Parandalim e sjelljes joaktive (sedentare).
  • Shëndetin fizik, mendor, social.
  • Garanton staf profesional dhe të trajnuar
  • Garanton ambiente të sigurta dhe të pastra.