Rrëfim shokues i ish-lojtarit të Liverpulit: Kam vrarë një njeri përpara se të bëhesha futbollist

22/09/2018 - 14:25

Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

Bruce Grobbelaar ka qenë portieri i periudhës së artë të klubit anglez, me të cilin fitoi 6 tituj kampion në Angli dhe një Kupë Kampionësh (1984). Afrikano-jugori, i cili ishte heroi i finales së madhe kundër Romës, zbulon se u detyrua që të luftonte në luftën civile të Zimbabves përpara se të niste karrierën sportive.

Për BBC, Grobbelaar shprehet kështu: “Nuk je i njëjti pasi ke vrarë dikë. Duhet të jetosh me pasojat gjatë gjithë jetës tënde”, thotë ish-portieri.

Ai pranon se futbolli e ktheu në rrugën e duhur: “Pata fat që nuk rashë në depresion. Futbolli më ka shpëtuar jetën. Nisa të harroja, por kur kthehesha me miqtë e mi në Afrikë, të gjithë ma kujtonin dhe donin të flisnin për këtë temë”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e sotme feston 74-vjetorin e lindjes.

Princi Harry dhe Dukesha Meghan Markle kanë njoftuar se po presin fëmijën e tyre të parë.

Donte me shumë mundësi të bënte një ‘selfie’ nga ballkoni i shtëpisë, duke filmuar panoramën e Panamasë, kur, për shkak të erës, ka humbu

Një ajsberg i ri gjigand, me madhësi thuajse 300 kilometra katrorë, është gati për t’u shkëputur nga platforma e akullit në Pine Island,

Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali i ish-kryeministri Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, kanë kurorëzuar sot lidhjen e tyre disa vje

Në një ceremoni martese si ajo e princeshë Eugenies, sigurisht që një rëndësi të veçantë marrin damat.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të festojnë sot në një ceremoni familjare fejesën e tyre…

Gjatë ditës që lamë pas, Gazeta Express publikoi lajmin se ditën e sotme çifti i njohur i showbizit Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha d

Ish-Kryeministri Berisha tregon çdo ditë formën e mire fizike që gëzon.

Një milion dollarë për të ruajtur reputacionin e tij.