Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rrihte të dashurën se dyshonte që e tradhtonte me Balotellin, italiani rrezikon 13 vite burg

16/04/2021 - 14:12

Një 31-vjeçar nga qyteti i Breshias ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se kishte dhunuar të dashurën e tij për shkaqe xhelozie, duke pretenduar se e tradhtonte me sulmuesin italian, Mario Baloteli.

Italiani, emri i të cili nuk bëhet i ditur nga mediat për shkaqe hetimi, kishte ushtruar dhunë sistematike ndaj të dashurës së tij për shkak se kjo e fundit kishte krijuar një miqësi me Balotelin, gjatë kohës që sulmuesi 30 vjeçar luante për skuadrën e Breshias në sezonin 2019-2020.

Madje në raportin e policisë thuhet se kishte qenë vet Baloteli, i cili ishte bërë pjesë e konfliktit disa herë duke u munduar të qetësonte gjakrat.

Tashmë 31-vjeçari ndodhet nën prangat e policisë dhe mund të përballet me dënimin 13 vjet heqje lirie me akuzën e ushtrimit të dhunës sistematike ndaj personit në kushtet e xhelozisë.

Ndërkohë për këtë ngjarje me shumë mundësi policia do të dëgjojë dhe versionin e Balotelit pas përfshirjes së tij në mënyrë direkte në konflikt.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ju mund të keni një listë të gjatë arsyesh pse ju dhe një person i caktuar nuk mund të vazhdoni së bashku.

Gjatë çdo dite qoftë nëse jemi në punë apo jo, kemi nevojë të madhe për të pasur energji dhe forcë.

Olivia Parkinson kishte porositur një iPhone 12 ProMax, por kur hapi kutinë zbuloi se telefoni i saj i ri ishte zëvendësuar me një pllakë

Një përkthyese kineze, e cila ka punuar për fondacionin e Bill dhe Melinda Gates ka reaguar për herë të parë pas thashethemeve në interne

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë astrologia Meri Shehu, e cila ka dhënë parashikimet për të gjitha shenjat e horoskopit.

Ish-bashkëshortja tashmë e bashkëthemeluesit të Microsoft Bill Gates, Melina Gates, ka marrë me qira ishullin Calivny në Grenada, Karaibe

Akullnajat gjermane po shkrihen  më shpejt se sa mendohej më parë dhe për dhjetë vjet ato mund të mos ekzistojnë fare.

Archie, djali i Princit Harry dhe Meghan Markle feston sot 2-vjetorin e lindjes dhe e gjithë vëmendja është te qëndrimi që do të mbajë fa

Princi Philip u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare pak javë më parë, pasi kohët e fundit i ishin shfaqur probleme të rëndë shëndetësore.