Uejn Runi e ka mërzitur shumë bashkëshorten e tij dhe është shumë pranë një tjetër sherri të ashpër me të. Futbollisti anglez i cili tani po vazhdon karrierën në kampionatin amerikan të futbollit MLS u pa duke biseduar me një banakiere e më pas hipi bashkë me të në makinë, pasi kishte 10 orë në lokal duke konsumuar pije alkoolike.

Ish-kapiteni i Anglisë, 33 vjeç ishte duke pirë me Vicki Rosiek deri në orën 02:30 të mëngjesit fundjavën e shkuar në Clearwater Beach, Florida. Dhe kjo ndodhi vetëm pak javë, pasi ai u arrestua se ishte i pirë në një aeroport në Washington DC.

Ky është episodi i radhës, ku lojtari e tepron me alkoolin, ndërkohë që në 2017-n ai doli përpara gjykatës pasi ngau makinën në gjendje të dehur. E shoqja këtë sjellje nuk mund ta tolerojë më dhe kjo pritet që ta përkeqësoje edhe më shumë marrëdhënien e kthyer në mjaft të vështirë në vitet e fundit.