Sherri mes ish-gruas dhe ish-të dashurës, nuk e lejuan të hyjë në homazhet për Maradonën

27/11/2020 - 17:17

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale. Ish-futbollisti argjentinas kishte një “familje të madhe” të krijuar falë lidhjeve martesore dhe jashtëmartesore, pjesëtarët e të cilës menjëherë kanë nisur zënkat rreth tetstamentit dhe trashëgimisë milionere të tij.

Por pakkush mendonte se situata do të mbërrinte deri në pikën sa ish-të dashurës së tij të fundit, me të cilën jetoi disa vite, do t’i ndalohej t’i bënte homazhet e fundit legjendës argjentinase.

Rocia Olivo, ish-e e dashura për katër vite, deri në 2018-ën, u ndalua nga rojet e sigurisë teksa po i drejtohej vendit ku po kryhej ceremonia private për vdekjen e Maradonës.

“Kthehu në orën 7”, ishte fraza që u dëgjua në ato momente, me Rocio Oliva e cila shpërtheu në lot para kamerave.

“Më thanë që të kthehesha në orën 7 të mëngjesit, kur vijnë të gjithë njerezit për homazhet publike. Thonë që është Klaudia ajo e cila nuk do që të futem dhe thotë se nuk kam asnjë lidhje aty. Nuk ia kam idenë pse nuk më lejojnë. Unë dua thjesht të ndahem me të. Të gjithë po futen përveç meje. Më dhemb që nuk më lejojnë të futem, duke mos më lejuar i bëjnë keq edhe Diegos. Unë kam qenë gruaja e fundit e Diegos, askush nuk e kupton, unë jam e vetmja që Diego do të dëshironte të shihte. Do ta paguajnë të gjithë këtë të keqe që po bëjnë”, tha ajo.

Urdhëri për të mos lejuar Rocio Oliva që të hynte në këtë ceremuni u dha nga Klaudia Vijafane, ish-bashkëshortja e Maradonës me të cilën legjenda e futbollit argjentinas kishte lidhje të ngushta edhe pasi u divorcuan dhe që ka qenë në roilin e organizatores të të gjithë ceremonisë mortore. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tuna Sejdi dhe Patris Berisha kanë qenë çifti më i diskutuar në mediat rozë këto kohët e fundit.

Çdo 14 shkurt dyqanet e luleve kanë më shumë shitje, restorantet më shumë rezervime dhe të gjithë po mendohen si të surprizojnë dikë.

Agron Duka ka festuar ditëlindjen e tij të 63-të, ditën e sotme.

Si gjithmonë, kundër rrymës! Emmanuel Adebayor, futbollisti nga Togo, i cili ka qenë pjesë e skuadra të mëdha europiane Arsenal, Manchest

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump iu kthye pasionit të tij të vjetër; golfit.

Flokët që këputën, maja apo rrënjë të ashpra nuk janë kurrë një eksperiencë e këndshme.

Një dashamirës i maceve që gjeti një kotele të vogël të varrosur në dëborë mendoi se ishte e humbur, por më vonë zbuloi se ishte një nga

Anwar Hadid u rikthye për të punuar në Londër ditën e mërkurë, pasi u kthye nga udhëtimi i tij në Meksikë me të dashurën e tij, Dua Lipa.

Një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën në spitalin Di Cristina në Palermo, për shkak të një sfide në "Tik Tok".