Një çift lakuriq janë filmuar në një stadium futbolli në Brazil, duke kryer marrëdhenie seksuale. Ngjarja ka ndodhur gjatë një koncerti muzikor, që po zhvillohej në impiantin “Governador Magalhaes Pinto”.

Spektatorët që kishin shkuar në stadium për të ndjekur festivalin, u tronditën nga ngjarja, ndërsa të gjithë ishin në gjendje të shikonin këmbët e femrës që ishin në ajër. Video nisi me burrin plotësisht të zhveshur, i cili qëndronte përpara partneres së tij.

Muzika e lartë që vinte nga skena nuk e ka shqetësuar aspak çiftin pasionant, ashtu sikurse edhe fakti që njerëzit e tjerë ishin në gjendje ti shikonin. Një person në videon e tij ka filmuar partneren, e cila nuk e besonte atë që po ndodhte, ndërsa çifti i paturpshëm në tribunë ndryshonte pozicion.

Organizatorët e festivalit njoftuan se çifti u identifikua formalisht dhe ndaj tyre mund të ngrihen akuza për skena të turpshme në publik. Kompania njoftoi se të gjitha informacionet personale i'u dorëzuan zyrtarëve të policisë, të cilët do të marrin "masat e përshtatshme".

Sipas nenit 233 të Kodit Penal në Brazil, aktet e turpshme në publik mund të dënohen me burg nga 3 muaj deri në një vit. Stadiumi 64 mijë vendësh “Governador Magalhaes Pinto” është shtëpia e ekipit brazilian, Kruzeiro dhe është përdorur si një prej impianteve ku u luajtën ndeshjet e Botërorit 2014.