Duket se festat me prostituta dhe striptiste në futboll kanë filluar të bëhen modë. Këtë herë një festë me prostituta, sa do e çuditshme dëgjohet, e ka bërë skuadra U-16  e Beshiktashit.

Gazeta “Bild” ka investiguar dhe duket se ka zbuluar një skandal të madh. Skuadra e Beshiktashit pas fitores  që mori ndaj Panathinaikosit (2-1), në një turne në Rodos të Greqisë, ka zgjedhur të festojë duke marrë në hotel prostituta. Kjo gazetë bën me dije se organizatorë ishin disa lojtarë dhe pjesë e stafit teknik të skuadrës.

Duke dashur t’i bëjnë pritë reagimit, që do të kishin prindërit e djemve, klubi i ka marrë në telefon ata dhe i ka lajmëruar, paraprakisht mënyrën si festuan fëmijët e tyre.Nga ana tjetër klubi nuk pranon asgjë dhe bën me dije se e gjitha kjo histori është një trillim nga media gjermane.