"Tekat" e çuditshme të futbollistëve të mëdhenj për një jetë hollivudiane

08/11/2018 - 13:13

Futbollistë, por me jetën e një divi të Hollivudit. Vila, avionë privatë madje edhe… traktorë. Por jo gjithmonë klubet janë të gatshëm për t’ua plotësuar “tekat”. Le të njihemi me disa nga kërkesat më të çuditshme të futbollistëve të njohur.

Kylian Mbappe: Talenti francez, i cili është një nga kandidatët kryesorë për të fituar “Topin e Artë”, sikurse ka zbuluar “Marca”, pati kërkesa të veçanta para se të hidhte firmën me PSG. “Tekat” e tij, në fakt, u konsideruan te tepruara nga klubi parisien. Mbappe kishte kërkuar një pagë të barabartë me atë të Neymarit, një avion privat dhe një kryeshërbëtor. Bisedimet u mbyllen me një premio 500 mijë euro në rast se do të fitojë “Topin e Artë” dhe me 30 mijë euro në muaj për të paguar një truprojë, një shofer privat dhe një kryeshërbëtor. Pretendime të çmendura? Francezi është në shoqëri të mirë…

Ronaldinho: Braziliani është i njohur për “dhuntitë” e tij brenda dhe jashtë fushës së blertë. Kur u zhvendos në Meksikë, për të mbyllur karrierën te Queretaro, kishte kërkesat e tij për të hedhur të zezën mbi të bardhë: një vilë hollivudiane me pishinë, me një fushë për futbollin në rërë, një tjetër të zakonshme futbolli dhe 4 kryeshërbëtorë. Se për çfarë i nevojiteshin 4?! Boh…

Gervinho: “Shiqegjetës” së Parmës ia kanë krehur shumë bishtin gjatë eksperiencës kineze. Pas la Romën, sulmuesi nga Bregu i Fildishtë mësohet se ka patur disa prioritet në kërkesat e tij. Klubi ka pranuar t’i paguajë biletat e udhëtimit për në vendlindje, por jo sa herë dëshironte lojtari. Dakort edhe për vilën për familjen e tij, por kërkesa për një plazh privat u konsiderua e ekzagjeruar.

Maradona: Diego Maradona nuk mund t’i mungonte kësaj liste. “Pibe de Oro” gjatë qëndrimit të tij në Dubai, ku ka drejtuar, ka kërkuar në momentin e hedhjes së firmën në kontratë një avion privat, që të kishte mundësi për ta përdorur nëse do të ishte e nevojshme të udhëtonte drejt Spanjës për të vizituar vajzën dhe nipin. U rregullua. Më pas u shfuqizua në momentin e shkarkimit nga detyra.

Adebayor: Një tjetër “vip” i futbollit që ka kërkuar më shumë se ç’duhet. Adebayorit iu refuzua nënshkrimi me Olimpique Marseille pikërisht për shkak të kërkesave të tij të ekzagjeruara. Futbollisti nga Togo mësohet të ketë kërkuar një vile më pamje nga deti, një helikopter, një shef privat dhe veçanërisht numrin 10 që në atë kohë e mbante Lacazette. Mjaftuan të gjitha për t’i thënë… jo.

Ronaldo: Ronaldo është i fiksuar për privatësinë. Sikurse ka zbuluar Football Leaks, ai në kontratat me të punësuarit e të tepër të besueshëm ka shtuar një klauzolë, sipas të cilës askush nuk mund të tregojë se çfarë ndodh brenda shtëpisë së CR7 deri 70 vjet pas vdekjes së “yllit” portugez. Kur të skadojë kjo klauzolë do të kenë kaluar në jetën e përtejme të gjithë të punësuarit e Ronaldos.

Moise Keane: Rinovimi i kontratës së Moise Keane me Juventusin mund të përfundojë nën një… traktor. Mes të klauzolave, ende të papranuara, është edhe një kërkesë për makinerinë e rëndë bujqësore me të gjithë agregatet e saj. Më një fjalë, karriera nga fushat e futbollit së shpejti do të kalojë në ara.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tani që ka bërë divorcin me partinë e saj, sepse nuk pranoi të dorëzojë mandatin e deputetit, Rudina Hajdari ka marrë përsipër që të bëjë

52-vjeçari Alberto Vazzoler, një ish-dentist nga San Donà di Piave në tetorin e vitit 2016 fshehu paratë te soba pasi nuk i kishte deklar

Pornostarja Anna Ciriani është mes kandidatëve për zgjedhjet në Parlamentin Europian.

Duheshin dhe 5 minuta të përfundonte ndeshja mes Siksers dhe Nets në NBA dhe në stolin e vendasve, Xhoel Embind, me bluzë ka mbuluar hund

Nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha përvec vajzës Hera është edhe babai  i një djali me emrin Rei.

Riaktivizohen pas vdekjes qelizat e trurit tek derrat.

Deputetja e Durrësit, Edlira Hyseni, ka një lidhje mjaft të ngushtë me djalin e saj Kevin.

Makthi i Lauren Miranda nisi në një ditë të zakonshme në shkollë.