Ndeshja e zhvilluar në afërsi të qytetit të Sao Paulos në Brazil midis skuadrave U-20 të Agua Santa dhe Atletiko Mineiro, rrezikoi të shndërrohej në tragjedi.

Kjo përballje po zhvillohej në kushte të vështira teksa shiu i dendur binte pa pushim.Në minutat e fundit të lojës rrufeja goditi  futbollistin e Agua Santa, Henkrike, duke tronditur të gjithë të pranishmit në stadium.

Futbollisti u dërgua me urgjencë në spital, për fat të mirë të tij, nuk pati asgjë serioze, teksa futbollisti i Agua Santës la spitalin, pasi mjekët konstatuan se gjithçka ishte në rregull.