Një skenë e rrallë u pa në prag të ndeshjes Masjoek-Angoesjt, e vlefshme për kategorinë e tretë të futbollit në Rusi.

Një ari u shfaq në fushën e lojës për t’i dorëzuar topin arbitrit të takimit. Përpara se të bënte detyrën e tij, ariu kërkoi edhe duartrokitjet e publikut.

Diçka e tillë nuk është parë me sy të mirë nga ana e mbrojtësve të të drejtave të kafshëve, të cilët thonë se ariu ka ngrënë shumë dru derisa të mësonte të bënte diçka të tillë.