Xhorxh Kluni kërkon të blejë Malagan, Sadiku e Bare në një “reality show” të Hollivudit!

25/02/2020 - 17:11

Armando Sadiku dhe Keidi Bare mund të përfundojnë shumë shpejt pjesë e një “reality show” duke luajtur në radhët e skuadrës së Malagas. Gjithçka ka lidhje me shitjen e klubit te një grup i ri aksionerësh, pas largimit të sheikut Al Thani i cili nuk arriti të mbante skuadrën në elitë e për më tepër e çoi drejt kolapsit financiar.

Sipas mediave spanjolle, i interesuar për të blerë klubin spanjoll është as më shumë e as më pak por vetë aktori i njohur Hollivudit, Xhorxh Kluni me kompaninë e tij të menaxhimit.

Aktori po qëndron në Malaga prej kohësh pasi aty janë krijuar disa studio televizive që punojnë për Hollivudin dhe nga ato ka lindur ideja për të blerë klubin. Negociatat vazhdojnë prej disa javësh, pasi producentët e Hollivudit i ka tërhequr ideja për të krijuar një “reality show” me jetën e përditshme të klubit dhe nëse finalizohet, mund të fillojë prodhimi shumë shpejt, për t’i treguar publikut të gjerë se  si është futbolli profesionist 24 orë në 24.

Sigurisht, kjo do të ishte një mundësi e rrallë për dy futbollistët shqiptarë, të cilët do të kishin shikueshmëri ndërkombëtare me paraqitjet e tyre në fushën e  lojës e jo vetëm. Edhe më parë janë zhvilluar disa “reality show” të bazuara mbi futbollin, por ata zakonisht kanë qenë në nivelet e ulëta të kampionateve të ndryshme, mes amatorëve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të

Një histori rrëqethëse vjen nga Irlanda e Veriut, për shkak të koronavirusit.

Një nga kamerierët e mbretëreshës Elisabeth II është infektuar me koronavirus.

Presidenti Donald Trump thotë se nuk do të mbështesë ligjin për sigurinë e Princit Harry dhe Meghan, të zhvendosur nga Kanada për në SHBA

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur në Villaguattera di Rubano, në zonën e Padovës, ku një 54-vjeçar i dha fund jetës të shtunën në mëngjes,

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, jep një lajm të mirë për shqiptarët, që po luftojnë prej javësh me koronavirusin.

Prezantuesi dhe kantautori i njohur, Ardit Gjebrea, iu bashkua nismës së Bashkisë së Tiranës për të ndihmuar familjet në nevojë.

200 mijë euro vetëm e vetëm për t'u kthyer në vendlindjen e tij.

Prej më shumë se dy javësh, vendi ynë është mbyllur si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Në këto ditë izolimi, kur të gjithë qytetarët e Kosovës qëndrojnë në shtëpi, në Suharekë kanë gjetur një mënyrë mjaft interesante për të