A mundet një kompjuter të tregojë se çfarë është në modë dhe çfarë jo? Sigurisht që po dhe falë inteligjencës artificiale. Është kjo teknologjia të cilën po e përdor Facebook, për t’i treguar çdokujt se si mund të kombinohet një këmishë, si të veshim një shall, ose dhe çfarë nuk shkon me një veshje.

Pas Amazonës, tashmë dhe rrjeti social Facebook që do të bëhet pjesë e modës. Aplikacioni për të cilin po punon gjigandi i rrjeteve sociale quhet Fashion++ dhe është një lloj stilisti virtual që i jep këshilla për veshjen përdoruesve.

Mjafton që një përdorues të paraqesë në foto me veshje dhe Fashion++, propozon ide se cili do të ishte një kombinimi i duhur.

Dizenjuesit e aplikacionit mësohet se kanë përdoruar më shumë se 10 mijë imazhe të stileve të rrugës të publikuara në rrjetin social nga përdorues. Softueri mund të identifikojë detaje, duke përfshirë siluetë, strukturën, formën, ngjyrën dhe modelin.

Megjithatë Fashion++ është ende në përpunim. Ai do të prezantohet në konferencën ndërkombëtare që do të mbahet nga 27 Tetori në Seul, të Kores së Jugut. Facebook do të ketë konkurrent Amazon.

Pak kohë më parë ajo prezantoi StyleSnap, një lloj hulumtuesi për veshjet që është në gjendje të këshillojë çfarë duhet blerë, duke u mbështetur te fotot. Edhe ky sistem bazohet tek inteligjenca artificiale.