Vetëm një muaj nga lënia në gjendje të lirë e Valentin Selajt, të dashurit të Viola Spiros, gazetarja sportive u është rikthyer pushimeve luksoze, ashtu siç bënte para arrestimit të tij.

Vetë Viola ka postuar disa foto me bikini, duke shijuar rrezet e diellit të majit dhe detin në ekoresortin Kep Merli në Sarandë. Natyrisht që ky është destinacioni luksoz brenda Shqipërisë, duke qenë se qiratë javore shkojnë 600 euro në kulmin e sezonit për një apartament luksoz. Super në formë, por jo vetëm, Viola vazhdon po njësoj stilin e saj të jetës të treguar nga “Instagrami”.

Sigurisht personi që e fotografon është njeriu i zemrës, i cili nuk përton t’i bëjë asaj shkrepje të bukura fotosh në vendet e bukura ku shkojnë. E direkt pas këtyre postimeve në Jugun e Shqipërisë, ish-velina e programit investigativ “Fiks Fare” ka postuar një foto nga Stambolli i Turqisë.

Duket se tani prezantuesja e një emisioni sportiv në RTSH po i dorëzohet relaksit dhe kënaqësive të jetës pas pesë muajsh të trazuar, që kaloi në jetën personale që nga ndalimi i Valentin Selajt në Hollandë. Ishte gazeta italiane “La Nazione”, që publikoi arrestimin e tij në Firence, duke u etiketuar “Zoti i drogës” dhe kreun e një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare, që sillte kokainë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Firenze, nëpërmjet Hollandës.