Futbolli tani është i mbushur me miliarderë, që investojnë paratë e tyre në lojtarët më të mirë në botë, duke u munduar që t’i bëjnë klubet e tyre më spektakolare.

Shumë nga pronarët më të pasur janë të njohur, pasi ata janë në krye të klubeve më të mëdha dhe më të suksesshme në botë.

Sidoqoftë, ka edhe një numër prej tyre që mund t’iu befasojnë në renditje.

Reddit ka përpiluar një listë me dhjetë pronarëve më të pasur për të parë se kush janë saktësisht pronarët më të mëdhenj të futbollit.

1) Sheikh Mansour – Manchester City

Shumë kush mund të mos befasohet se pronari i Manchester City, Sheikh Mansour është individi më i pasur në këtë sport.

Që nga blerja e klubit në vitin 2008 për rreth 210 milionë funte, zëvendëskryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe e ka shndërruar Man City në një superfuqi evropiane. Pasuria e tij vlerësohet rreth 20 miliardë funte.

2) Dietrich Mateschitz – RB Leipzig

Pronari i RB Leipzig, Dietrich Mateschitz, njihet si pronari i 49 për qind të aksioneve të ndërmarrjes që prodhon pijet energjike Red Bull.

Kjo sipërmarrje fitimprurëse i ka mundësuar atij që të bëhet një njeri jashtëzakonisht i fuqishëm edhe në Bundesliga me klubin e tij RB Leipzig. Pasuria e tij vlerësohet rreth 19 miliardë funte.

3) Andrea Agnelli – Juventus

Andrea Agnelli u bë anëtari i katërt i familjes së tij që mori drejtimin e Juventusit në vitin 2010, pasi në krye të ‘Zonjës së Vjetër’ ishin edhe babai, xhaxhai dhe gjyshi i tij.

Në dekadën që ai udhëhoqi, Juventusi ka fituar nëntë tituj të Serisë A radhazi, duke dominuar futbollin italian. Pasuria e familjes vlerësohet diku rreth 14 miliardë funte.

4) Dietmar Hopp – Hoffenheim

Pronari i Hoffenheim, Dietmar Hopp është një inxhinier dhe sipërmarrës gjerman i softuerit.

Vitin e kaluar u raportua se ai është personi i tetë më i pasur në Gjermani dhe i 72-ti në botë. Pasuria e tij vlerësohet rreth 13 miliardë funte.

5) Roman Abramovich – Chelsea

Pronari më i njohur në 20 vitet e fundit të futbollit anglez është padyshim është i pari i Chelseat, Roman Abramovich.

Abramovich mori drejtimin e Chelsea në vitin 2003 dhe brenda dy vjetësh kishte fituar titullin e tij të parë në Ligën Premier. Që atëherë, Blutë kanë ngritur katër tituj të tjerë dhe kanë fituar Ligën e Kampionëve dy herë. Pasuria e tij vlerësohet diku rreth 12 miliardë funte.

6) Philip Anschutz – LA Galaxy

Philip Anschutz është një biznesmen në fusha të ndryshme dhe aktualisht pronar i LA Galaxy.

Ai merret me energji, hekurudha, pasuri të paluajtshme, sporte, gazeta, filma, teatro, arena dhe muzikë. Ai është një nga anëtarët themelues të Major League Soccer. Aia ka aksione edhe te klubet tjera si Chicago Fire, Colorado Rapids, Houston Dynamo, San Jose Earthquakes, DC United dhe New York / New Jersey MetroStars.

Pasuria e tij vlerësohet diku rreth 10 miliardë funte.

7) Stan Kroenke – Arsenal

Një emër tjetër mjaft i zakonshëm në futbollin anglez. Stan Kroenke, 73 vjeç, është një biznesmen amerikan i cili ka rritur ngadalë kontrollin e tij mbi Gunners që kur u bë fillimisht drejtor në vitin 2008.

Tifozët nuk e duan shumë pasi ai nuk investon në klubi, ndërsa është aksionar edhe në klube si Los Angeles Rams në NFL, Denver Nuggets në NBA, Colorado Avalanche në NHL dhe Colorado Rapids në Major League Soccer. Pasuria e tij vlerësohet 9 miliardë funte.

8) Nasser Al-Khelaifi – Paris Saint-Germain

Pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka qene lojtar tenisi, por kurrë nuk ka fituar ndonjë titull të madh.

Që nga pensionimi në vitin 2004, Al-Khelaifi ka bërë emër një nga njerëzit më të fuqishëm në futbollin francez. Pasuria e tij vlerësohet 8 miliardë funte.

9) Zhang Jindong – Inter Milan

Shumë mund të mos kenë dëgjuar për Zhang Jindong, njeriun që ka drejtuar Interin në titullin e tyre të parë në Serie A pas 11 vitesh.

Jindong është i njohur si një nga themeluesit dhe aksionari aktual më i madh i faqes kineze Suning.com. Pasuria e tij vlerësohet 7.6 miliardë funte.

10) Robert Kraft – i New England

Robert Kraft është i famshëm pronar i Neë England Revolution, klub në MLS.

Skuadra përfundoi e teta në Konferencën Lindore të MLS në edicionin 2020-21. Pasuria e tij vlerësohet 6 miliardë funte.