Pjesa më e madhe e njerëzve do ta konsideronin veten me fat të mbijetonin pasi të prekeshin nga një virus vdekjeprurës i një pandemie. Por Mildred Geraldine “Gerri” Schappals i ka mbijetuar dy prej tyre në një diferencë kohe prej një shekulli.

102-vjeçarja ishte infektuar me gripin spanjoll në vitin 1918 dhe në muajin maj rezultoi pozitive me Covid-19 në shtëpinë e të moshuarve ku ajo qëndron në Nju Hempshajër, por ajo i kaloi të dyja sëmundjet dhe tani ndihet mirë.

Ajo ka një mënyrë interesante për të vlerësuar jetëgjatësinë e saj. I ka thënë vajzës Xhulia se beson se ajo ishte e destinuar për të bërë diçka të madhe dhe se vazhdon të përpiqet të zbulojë se çfarë është kjo për ta bërë. “Ajo shpesh më ka thënë se mendon që nëna natyrë beson se ajo kish vdekur në 1918 dhe se e ka harruar atë” – thotë Xhulia.

E moshuara ka lindur në Ulster, më 18 janar 1918 dhe i ka mbijetuar dy viruseve edhe dy kancerëve.