Sporti me të vërtetë ndihmon për të jetuar më gjatë. 103-vjeçarja Julia Hurricane Hawkins është një shembull për këtë.  

Ajo është gruaja më e vjetër që konkuroi dhe vendosi një rekord të ri në garën 50 metra. Në fakt, në Lojërat Kombëtare në Albuquerque, New Mexico,  konkurohej  në kategorinë "Gratë mbi 100 vjeç", duke kaluar vijën e finishit me një kohë prej 21.06.

Me dëshirën e saj për t'u përfshirë dhe për të konkurruar, Julia Hawkins është bërë sportistja  më e vjetër në vrap.