Ju keni punësuar njerëz të talentuar. Tani është koha të lexoni 11 arsyet kryesore se pse ata qëndrojnë…

Mbajtja e njerëzve më të aftë është çelësi për produktivitetin në një kohë të gjatë dhe efikasitetin e ekipit të punës.

Është e rëndësishme të kuptoni se çfarë i bën punonjësit të lumtur në punë.

1.Përfitimet dhe stimujt

Disa nga përfitimet më efikase dhe stimujt janë një pavarësi e madhe në punë, mundësi zhvillimi, shërbimi shëndetësor dhe shpërblime për performancën tuaj.

2.Kënaqësia me mjedisin

Një mjedis pune i pastër dhe i organizuar, me atmosferë të gjallë, hapësira e mjaftueshme dhe lehtësi të tjera janë të rëndësishme për të mbajtur lart moralin e punonjësve. Mundësia për t’u socializuar dhe për të bashkëpunuar është një pjesë e rëndësishme e sinergjisë në vendin e punës.

3.Frymëzimi për të punuar me zgjuarsi

Nxisni të punuarit me zgjuarsi se sa mbingarkesën. Kjo është më produktive dhe shpërblyese. Ky model duhet të jetë moto te drejtuesit që mbikëqyrin dhe jo mikromenaxhimi.

4.Marrëdhëniet e mira me drejtuesit

Ata që përpiqen çdo ditë për të treguar veten duhet të shpërblehen për etikën e tyre në punë.
Ata që mund të mbeten pas duhet të nxiten, gjë që mund të jetë një motivim për të arritur rezultate më të mira. Raporti me punonjësit dhe krijimi i marrëdhënieve është një faktor i rëndësishëm për një mjedis pune harmonik.

5.Sfida dhe entuziazmi

Njerëzit kërkojnë të jenë të angazhuar në një punë sfiduese që të nxisë interesin e tyre dhe të shfrytëzojë në maksimum aftësitë e tyre teknike dhe ndërpersonale. Aftësia për të arritur objektivat me një ekip dinamik dhe të balancuar është motivuese për punonjësit.

6.Mbikëqyrja

Të mësosh nga njerëzit më të zotë të kompanisë mund t’i bëjë gjërat më të thjeshta për punonjësit e rinj dhe për ata më ekspertë.

7.Mirënjohja

Dihet, çdokush dëshiron të ndihet i respektuar dhe t’u njihet kontributi i tyre.

8.Zhvillimi i karrierës

Pjesa më e madhe e punonjësve nuk duan të mbeten të bllokuar në një vend punë pa perspektivë në rritje dhe të bëjnë të njëjtën gjë për vite me radhë. Angazhimi përfshin sfida të reja për t’u kapërcyer dhe aftësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar si në planin profesional dhe atë personal.

9.Ekuilibri punë-jetë

Mbingarkesa shkatërron produktivitetin. Mungesat në punë për shkak të sëmundjeve dhe ditët e mjaftueshme për t’u qetësuar dhe për të marrë veten. Kjo siguron që punonjësit të kthehen në punë me energji për të punuar dhe me një qëllim dhe entuziazëm për të punuar.

10.Kompensimi financiar

Pagesa për punën e bërë me shpërblime dhe lehtësi të tjera, sigurojnë stabilitet. Të qenët i hapur ndaj mundësisë për rritjen e pagës në të ardhmen, për të bërë që punonjësit të qëndrojnë gjatë në kompani dhe ruajtja e performancës janë faktorë të rëndësishëm.

11.Pjesëmarrja në diçka të rëndësishme

Kompania mund t’i bëjë punonjësit të qëndrojnë kur kultura është në harmoni, mjedisi është mikpritës dhe të gjithë shkojnë dakord me njëri-tjetrin.
Ndër të tjera, një kompani me një qëllim të deklaruar për t’u arritur, i nxit punonjësit për ta realizuar atë. Ndoshta, mbi të gjitha, njerëzit janë të motivuar të jenë pjesë e diçkaje që nuk është vetëm fitimi monetar, por në diçka të rëndësishme që t’i japë zgjidhje të reja botës.

*Larry Kim, CEO i MobileMonkey
Burimi: INC

Marrë nga "Monitor"