Një vajzë 11-vjeçare kishte një masë të madhe në rritje në barkun e saj, saqë mjekët dyshonin se ajo mund të ishte shtatzënë.

Kur vogëlushja Cherish-Rose Lavelle filloi të humbiste peshë, mamaja e saj Louise e dinte që diçka nuk po shkonte.

Pasi shkoi në spital, fillimisht mjekët dyshuan se ishte shtatzënë, por më pas zbuluan një tumor 10 kg në vezoret e saj.

Kanceri është shumë i rrallë për një vajzë në moshën e Cherish-Rose, por për fat të mirë ajo do të bëhet mirë.

Kimioterapia do të zvogëlojë tumorin shumë shpejt, kështu që Cherish-Rose mund t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për ta hequr.

Ky rast ka ndodhur në Queensland të Australisë.