Një ngjarje thuajse e pabesueshme ka ndodhur në Tecamac të Meksikës, ku një vajzë 12-vjeç dhe një djalë 15 vjeç kanë sjellë në jetë një djalë në moshë kaq të hershme.

Kryebashkiakja lokale Mariela Gutierrez Escalante njoftoi në rrjetet sociale se familja e re do jetojë me gjyshen e babait. Gjyshja shprehet se është e lumtur që do ketë shtëpinë plot dhe do kujdeset për ta.

Foshnja lindi para kohe në Hospital de las Americas. Djali peshonte 3 kg e 200 gram dhe 50 centimetra. Sipas raporteve lokale, nëna 12-vjeçare tha: “Ky është një vendim i imi dhe i babait të fëmijës dhe do jemi në kontakt edhe me familjet tona”.

“Vajzës do t’i jepen 2500 pesos në muaj afërsisht 105 euro, ndihmë shëndetësore dhe mjekësore. Këshillimi familjar dhe kujdesi shëndetësor falas gjithashtu do t’i ofrohen kësaj familje të re”, u shpreh kryetarja e bashkisë.