E premtja e 13 shtatorit, dhe e premtja e datës 13 në muaj të tjerë ka mbetur në histori si një ndër ditët më me fat të keq, dhe që ka sjell shumë ters. Sot në këtë artikull Dosja.al ju sjell disa nga rastet që kanë ngelur në histori, me rastet më të frikshme të se premtes së zezë.

Zarri masiv në Victoria, Australi

Në vitin 1939-1940 zjarret në Victoria ka qenë tmerri gjatë një mbrëmje në verën e këtij viti. Zjarret e mëdha  e të premtes së zezë u morën jetën 71 njerëzve  dhe dogjën mijëra hektarë tokë.

Bombardimi  i Pallatit Buckingham nga nazistët në vitin 1940

Nazistët në 13 shtator 1940 dogjën dhe goditën rëndë Pallatin Buckingham.  Gjatë kësaj kohe mbreti dhe mbretëresha ishin në brendësi  të vilës së tyre , por fatmirësisht nuk u dëmtuan.

Përmbytja e Kansas

Kansas në 13 korrik të 1951, pësoi përmbytje shkatërruese nga reshjet  ku u dëmtuan miliona hektarë tokë.

Aeroplani suedez u zhduk dhe nuk u gjet më kurrë

Një aeroplan suedez më 13 qershor të 1952 kur po fluturonte mbi detin Baltik. Ndërkohë akoma nuk është zbuluar sesi u zhduk aeroplani.

Bursa përjeton një mini-crash

Miliona njerëz në vitin 1989 humbën miliona para nga blerja e United Airlines në 13 tetor të këtij viti.

Bangladeshi shkatërrohet nga Cikloni Bhola

Në 13 nëntor të 1970 cikloni i fuqishëm Bhola goditi fuqishëm Gjirin e Bengalit, ku sipas mediave të huaja u raportuan për 150,000 deri në 550,000 viktima.

Avioni që u përplas në malet Ande

Të premten e 13 tetorit në vitin 1972 avioni i sportistëve u rrëzua në malet Ande në Kili. Vetëm 14 persona të bordit arritën të shpëtoheshin pas dy mujsh kërkime nga forcat e emergjencës.

Tjetër avion u rrëzua në Rusi

Tragjedia e Aeroflot 27 ka mbetur legjendë  në historinë e Rusisë. Vdiqën plotë 174 persona nga rrëzimi i avionit, si shkak i motit të keq.

Burri që humb jetën duke qëndruar në krevat

Daz Baxter, qytetar amerikanm nuk doli nga shtëpia të premten e 13 gushtit në vitin 1976 pasi donte t’i mbrohej ngjarjes fatkeqe. Por fatkeqësisht nga shembja e dyshemesë, ai vdiq.

Virusi godet kompjuterat

Më 13 janar 1989, qindra kompjuterë u infektuan  nga një virus që u përhap në të gjithë Britaninë e Madhe, duke  fshirë  të dhënat në çdo kompjuter.

Vdes Tupac

Vdekja e Tupac Shakur  7 shtator 1996  është një prej rasteve më enigmë të para ndonjëherë në botën e krimit. Tupac u godit me armë 4 herë më 7 shtator 1996 dhe ndërroi jetë vetëm 6 më pas, ku korespondon sërish me të premten e zezë, 13 shtatori i ’96.

Kërdija që shkaktoi rrufeja

Një 13-vjeçar anglez u vra nga rrufeja të premten e 13 gusht në 2010.

Sot, 13 shtator i 2019

Gjithashtu kujtojmë që edhe sot më 13 shtator të 2019, do të shfaqet në hapësirë hëna e plotë e të kuqe që ndryshe nga çdo natë tjetër do të shndërrisë më shumë.

Tashmë është bërë histori, që data 13 është një ndër datat më të frikshme.