19 mijë avionë në të njëjtën kohë në qiell, asnjë aksident

Postuar: 03/07/2018 - 18:48

   Radari që i gjurmon fluturimet ka shpërndarë një video që tregon se si më shumë se 200.000 aeroplanë kanë fluturuar dhe janë ulur ditën e premte, e cila ka qenë dita me më shumë fluturime në histori.

Sipas këtij grupi që i monitoron fluturimet, kjo ka qenë dita më e zënë me fluturime, ku rreth 202.157 aeroplanë kanë fluturuar dhe janë ulur dhe asnjëri prej tyre nuk ka pasur ndonjë aksident apo problem.

Kjo faqe suedeze ka shtuar se kjo është hera e parë që janë bërë kaq shumë fluturime. Siç ka treguar ky grup, mbi 19.000 aeroplanë ishin duke fluturuar në të njejtën kohë për në drejtime të ndryshme të botes. ‘Dje ka qenë dita me më së shumti fluturime në histori deri më tani. 202.157 fluturime janë bërë! Hera e parë që ne kemi gjurmuar më shumë se 200.000 fluturime për një ditë,’ kanë shënuar në Twitter FlightRadar24.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Artisti Robert Aliaj ka bërë një rrëfim të fortë në studion e emisionit “Provokacija” të Mustafa Nanos në ABC News.

   Kimberly Thompson është ish-bateristja e stafit të Beyonce, e cila sapo është tërhequr nga detyra e saj.

   Kur dëshira për të luajtur në lojërat online, na kthehet në një obsesion, duhet të bëjmë kujdes sepse tashmë kjo është një sëmundje…”

   Noah Cyrus po shet një shishe me lotët e saj, për 12,000 dollarë.

Nëse nuk e njihni Cristiano Ronaldo-n, atëherë duhet të keni jetuar poshtë një shkëmbi për 15 vitet e fundit.

Mbrëmjen e kaluar në kryeqytet u zhvillua një ndër eventet më të rëndësishme.

Pasi i ofendoi fëmijën gjatë transmetimit të emisionit ngjarja ka degraduar kur aktorja e njohur është ngritur nga vendi dhe i ka qëlluar

Një parashutist amerikan gati theu këmbët e tij kur hedhja nga pallati 19-katësh nuk shkoi ashtu sic duhej.

Mjaftojnë 30 minuta pas konsumimit të një pijeje të ëmbël joalkoolike, që niveli i sheqerit në gjak të rritet ndjehsëm.

   “Game of Thrones” fitoi çmimin Emmy në kategorinë e më të mirit për seritë dramë, për të tretën herë.