Një stuhi e frikshme përfshiu pjesën jugore të Kinës këtë të martë, me kokrra breshëri që thuhet se ishin aq të mëdha sa një vezë.

Banorët e Jinping, në provincën e Yunnan, kur u zgjuan i gjetën makinat e tyre të shkatërruara, dritaret e thyera dhe rrugët e mbuluara nga grumbuj të mëdha akulli.

Vendi u përfshi nga një stuhi breshëri që zgjati vetëm 20 minuta, gjatë orëve të mëngjesit. Fatmirësisht nuk raportohet për të dëmtuar në njerëz. Dëmtime të rënda pësuan edhe çatitë e shtëpive, si  dhe të mbjellat në fusha.

Stuhia nisi rreth orës 06:40 të mëngjesit dhe shoqërohej me era të forta që shkonin deri në 70 kilometra në orë.