20 vite pa punuar, gruaja i zhvat shtetit 100 mijë euro për 4 lindje dhe 12 aborte të rreme

21/01/2020 - 20:26

Për 20 vite me radhë, qëndroi në shtëpi pasi nuk kishte nevojë të punonte. Bëhet fjalë për një grua rome në Itali, e cila ka regjistruar një rekord të ri Guinness, pasi përgjatë gjithë kësaj periudhe ishte "shtatzënë".

Ajo kishte mashtruar Institutin Kombëtar të Presidencës Sociale duke simuluar dymbëdhjetë aborte dhe katër lindje që nuk kanë ndodhur kurrë. 50-vjeçarja ndërkohë ishte shpërblyer me rreth 100,000 €  nga pagesat e lehonisë.

"Një histori e jashtëzakonshme: një grua rome që nuk ka shkuar të punojë për njëzet vjet, sepse  ishte "gjithmonë shtatzënë". Gjatë asaj kohe, ajo do të kishte kryer dymbëdhjetë dështime dhe lindur katër fëmijë. Për më tepër, zonja do të kishte mbledhur para për ta sepse për shkak të shtatzënive të supozuara të vështira, ajo duhej të qëndronte në shtëpi dhe të kujdesej për veten, përveçse të ngrihej vetëm për të marrë pagën e lehonisë"- shkruajnë mediat italiane.

Gruaja në të vërtetë kishte mbledhur shumë para në mënyrë të paligjshme, sepse fëmijët që pretendonte se kishte lindur (të gjitha femra) ekzistonin vetëm në regjistra dhe dymbëdhjetë abortet e deklaruara do të rezultonin false.

Autoritetet kanë nisur hetimet për rastin, pasi 50-vjeçarja dyshohet të ketë pasur edhe bashkëpunëtorë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një australian ka zbuluar një krijesë të çuditshme në një plazh në afërsi të qytetit Perth.

Nëse do të kishte një shenjë të vështirë për t’u përshkruar, ajo është:  binjakët, kameleonët e zodiakut që gjithmonë përshtaten në bazë

Vitin e kaluar, Kina rezultoi me trefishin e miliarderëve të rinj ndaj SHBA-së, të cilët pasurinë e tyre e kanë fituar kryesisht në sekto

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të

Hong Kongu do t'u dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekon

Bashkëshortja e nipit të Nexhmije Hoxhës, këngëtarja Rezarta Shkurta ka reaguar me anë të një postimi në Instagram lidhur me ndarjen nga

Xiao Xiao është deklaruar pa koronavirus 17 ditë, pasi ajo lindi me infeksionin viral në spitalin e fëmijëve në Wuhan.

Është zhvilluar dje pasdite në Los Angelos ceremonia e lamtumirës për ish-basketbollistin Kobe Bryant, i ndarë nga jeta në mënyrë tragjik

Modelja shqiptare Keisi Muça, e cila jeton prej kohësh në Seul, ka treguar se si ka shpëtuar nga koronavirusi.