Një vajzë e re në Itali humbi tragjikisht jetën pasi iu nënshtrua një operacioni në hundë.

Truri i viktimës Maria Chiara Mete, 21 vjeçe, reshti së punuari, pas procedurës në klinikën private Casa del Sole dhe ajo ndërroi jetë pak kohë më vonë.

Studentja udhëtoi drejt klinikës që ndodhej në Formia, më 17 qershor për t'iu nënshtruar rinoplastikës, rimodelimit të hundës. 

Nuk dihet se çfarë shkoi keq, por avokatët e familjes së 21-vjeçares arritën të merrnin një urdhër gjykatë për të sekuestruar tubat e frymëmarrjes, pas dyshimeve se mund t’i jetë ndërprerë furnizimi me oksigjen.

Gjithashtu, familja e saj deklaroi se mund të ketë pasur një reaksion të keq ndaj medikamenteve të përdorura për të ulur presionin e gjakut dhe për të reduktuar gjakderdhjen gjatë ndërhyrjes.

Maria pësoi arrest kardiak dhe më pas përfundoi në koma. Ajo u dërgua me urgjencë në një tjetër spital në Latina, kur mjekët e deklaruan me tru të vdekur dhe i thanë familjes së 21-vjeçarja nuk do të rikuperohej kurrë.

Familjarët e saj iu kanë bërë thirrje autoriteteve që të bëjnë gjithçka për të zbardhur këtë tragjedi.