Një 22- vjeçare ka mbetur e verbër në njërin sy, pasi dy vezët që i kishte futur në mikrovalë për t'i zier i kanë shpërthyer në fytyrë. Bethany Rosser ishte duke gatuar mëngjesin të martën e kaluar, kur pësoi djegie të tmerrshme të fytyrës.

E reja nga qyteti Redditch në Britani, kishte lexuar në internet se mund të ziente vezë në mikrovalë dhe nuk mund të kishte asnjë problem, por në fakt nuk rezultoi ashtu.

Sipas udhëzimeve që lexoi, e reja mori dy vezë i vendosi në një enë me ujë, u hodhi dhe kripë dhe i futi në mikrovalë duke e planifikuar për 6 minuta. Sapo u bë koha ajo hapi mikrovalën, por ato i shpërthyen në fytyrë duke i shkaktuar verbim të syrit të djathtë  dhe djegie në fytyrë.

Ajo ka bërë një apel pas këtij incidenti, që askush të mos e provojë në shtëpi pasi mund të kenë pasoja të rënda që mund të jenë dhe të parikuperueshme.