24 përqind e akullit i paqëndrueshëm

19/05/2019 - 22:27

Antarktida perëndimore po përballet me shkrirjen e akullnajave për shkak të ngrohjes së ujit të detit. Kërkimet e publikuara në “Geophysical Research Letters” zbulojnë se akulli po shkrin pesë herë më shumë se në vitin 1990.

Rreth 24% e akullit konsiderohet si i paqëndrueshëm dhe është gati të bjerë në sipërfaqen e ujit. Kështu, sasia e akullnajave po zëvendësohet me nivele të larta ujore, për shkak të ngrohjes globale. Kjo shkrirje pritet të rrisë nivelin e detit në të gjithë rruzullin tokësor.

Për shkak të ngrohjes globale, edhe reshjet e borës janë më të pakta. Nëse më parë ato zëvendësonin në një farë mënyre akullin që shkrinte, kjo tashmë është e pamundur, pasi temperaturat e larta janë dominuese ndaj atyre të ulëta. Ky hulumtim ka marrë në analizë ndryshimet që kanë ndodhur prej vitit 1992 deri në 2017, bazuar në kushtet klimaterike.

Që në Dhjetorin e vitit të kaluar, studiuesit e paralajmëruan këtë situatë e në fakt ndryshimet janë të ndjeshme. Masa e akullnajave pritet të reduktohet me ritme të shpejta e sipas CNN kjo do të sjellë ndryshime globale që do të ndikojnë në jetën tonë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mesazhet me një modele bukuroshe i kanë kushtuar shtrenjtë futbollistit të Egjiptit, Amr Warda.

Ata që do këpusin zambakun i cili në literaturë quhet “Mis/Akkuş” i zbuluar për herë të parë në Ordu të Turqisë në vitin 1993, do të pagu

Autoritetet malajziane sekuestruan më shumë se 5 mijë breshka të vogla, të cilat u zbuluan në dy valixhe në aeroportin e Kuala Lumpur.

Policia e Berlinit do të vazhdojë të veshë uniformën e plotë të verës, përfshirë pantallonat e gjata dhe mund të heqë vetëm kapelën në va

Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa me anë të një postimi në "Instagram" ka dhënë mbështetjen për rikandidimin e

Jemi mësuar ta shohim të kuruar në daljet e saj por kur miliarderja më e re në botë doli pa make-up dhe pa asnjë filter, njerëzimi u shok

Gjatë procedurave të divorcit, gjykata argjentinase vendosi t’i jepte rëndësi punës më të papaguar; punëve të shtëpisë!

Sozia e Lionel Messit rikthehet dhe një herë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për ngjashmërinë e tij shumë të madhe me sulmuesin argj

Një çift ka festuar dy gjërat më të bukura që i ndodhën në jetën brenda vetëm 30 sekondash.