Prekja e një maceje ka rezultuar me pasoja të rënda për shëndetin e një blogereje 24-vjeçare. Gemma Birch nga Britania ka mbetur e paralizuar pas pushimeve të saj në Portugali në vitin 2014 për shkak të një sëmundje nervore, për të cilën mjekët i thanë se e kishte marrë nga një mace.

Pas të vjellave që kishte 24-vjeçarja shkoi në spital për të bërë kontroll mjekësor dhe iu nënshtrua analizave, ku mjekët zbuluan se ishte infektuar me bakterin e quajtur “campylobacter”, që me shumë gjasa macja që kishte prekur në Portugali mbarte këtë virus.

Kur u kthye në shtëpi, blogerja nuk i ndiente më këmbët. Gemma mbeti e paralizuar në anën e majtë nga mesi e poshtë. Mjekët e diagnostikuan atë me sindromën “Guillain-Barre”. Pas disa vitesh trajtim, fatmirësisht blogerja mundi të rifitonte aftësitë e saj.