Kur bëhet fjalë për të thyer rregullat pak njerëz e kanë këtë guxim. Sipas ekspertëve, njerëzit të cilët u përkasin këtyre 3 shenjave te horoskopit, nuk e kanë fare problem t’i thyejnë rregullat.

Dashi

Njerëzit e kësaj shenje duan të realizojnë gjithçka që kanë në mendjen e tyre. Ata nuk e durojnë dot që dikush t’iu thotë se nuk mund të bëjnë diçka. Ata i shtyjnë edhe miqtë e tyre të thyejnë rregullat. Njerëzit që i përkasin kësaj shenje nuk kanë kohë të presin gjatë për të bërë diçka.

Gaforrja

Gaforret nuk kanë dëshirë të bëjnë çdo gjë që të tjerët duan. Nëse janë të bindur për gjërat që duan të realizojnë nuk pyesin fare. Një gaforre e fut veten më shumë në probleme edhe për të ndihmuar të tjerët. Mundohet të duket “vajza, ose djali i mirë”, por në fund e kupton se pak thyerje rregulli duhet në këtë jetë.

Shigjetari

Një Shigjetar pëlqen të thyejë rregullat, më shumë sepse dëshiron të tregojë se askush nuk mund ta komandojë. Sipas intv.al e urren faktin që dikush të kontrollë gjërat që bën. Të gjithë e dinë që njerëzit e shenjës së shigjetarit janë shpirtra të lirë dhe rregullin nuk e durojnë dot.