Të gjithë prindërit e dinë, është gjithmonë shumë stresuese kur fëmija sëmuret ose lëndohet.

Ky është rasti i Lydia, vajzës 3-vjeçare të Kylie dhe Tony Cravens. Shëndeti i 3-vjeçares u përkeqësua shumë, pasi fitoi një alergji nga një kuti kozmetike për fëmijë të cilën e kishin blerë për të.

Çifti, nga Illinois, SHBA, tani duan t’i paralajmërojnë të gjithë prindërit, pas vogëlushja e shkretë pësoi ënjtje të syve, flluska dhe skuqje nëpër trup.

Kylie dhe Tony publikuan paralajmërimin e tyre në faqen Love What Matters, duke thënë se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur është fjala për lodrat e fëmijëve.

Ajo i dha vajzës së saj 3-vjeçe një kuti kozmetike për fëmijë, por pasi e aplikoi grimin në fytyrë, lëkura e vogëlushes reagoi në mënyrën më të tmerrshme.

Vogëlushes iu skuq menjëherë lëkura, përderisa buzët filluan t’i çahen dhe t'i bëheshin me ulçerë. Pasi e dërguan në spital, mjekët i thanë Kylies se vogëlushja duhej të qëndronte në spital për t’u monitoruar.

3-vjeçarja nuk mund të hante për ditë të tëra dhe u desh të trajtohej për më shumë se një javë, derisa u shërua plotësisht. Sipas postimit të Kylie, kozmetika për fëmijë që ajo e bleu përmbante gjashtë përbërës të njohur kimik që shkaktojnë alergji tek njerëzit me lëkurë të ndjeshme.