32-vjeçari nga Franca, Anthony Loffredo e ka mbuluar trupin e tij me tatuazhe dhe pirsing në mënyrë që të duket si një alien i vërtetë.

Javën që lam pas, i riu francez kre një operacion kirurgjikal ku ka hequr hundën me qëllim për t’u kthyer në një alien të zi. Ai udhëtoi drejt Barcelonës te mjeku Oscar Marquez, pasi në vendin e tij ky operacion nuk ishte i lejuar.

Kjo ndërhyrje ekstreme që kryhet përmes një procedure të njohur si rinotomi, ka lënë tashmë në fytyrën e tij një brimë në vend të hundës së dikurshme.

“Faleminderit @oscarmarquezbodymod ti shënove jetën time …Tashmë mund të eci me kokën lart falë teje dhe jam krenar për çfarë arritëm së bashku.”, shkruan ai në Instagram.

Ky nuk është operacioni i parë që i vetëquajturi alien ka ndërmarr. Ai ka hequr gjithashtu edhe veshët që të duket sa më jashtëtokësor. I riu kreu edhe ndarjen e gjuhës, që parakupton prerjen e këtij organi muskulor në dy pjesë përmes bisturisë.